Ultimate magazine theme for WordPress.

Ramush Haradinaj deklarohet pas takimit me Thaçin: Koordinim për temat nacionale

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se takimi me të është mbajtur për t’u koordinuar për temat nacionale.

Ai i ka mohuar zërat se është biseduar për postin e presidentit.

“Isha në takim me ftesë të presidentit Thaçi për konsullta dhe për zhvillimet në vend. Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë”, ka theksuar kreu i AAK-së.

Sipas tij ky ka qenë një takim ku është biseduar kryesisht për zhvillimet politike në vend.

Ai gjithashtu ka mohuar se në këtë takim është biseduar për postin e presidentit dhe për Gjykatën Speciale.

“Jo nuk kemi biseduar për postin e presidentit. Nuk ra kjo temë dhe nuk më tha se ka diçka të re në këtë drejtim”, ka shtuar Haradinaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close