Ultimate magazine theme for WordPress.

Von der Leyen: Mund të vaksinojmë deri në 700 milionë persona

ATSH-ANSA/ – Në skenarin më të mirë të mundshëm, marrëveshjet për blerjen paraprake të vaksinave antiCovid që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë 20 deri në 50 milionë doza të shpërndara çdo muaj dhe nëse të gjithë kandidatët që kemi për prodhimin e vaksinave janë të suksesshëm, atëherë në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milionë vaksina, tha sot presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

”Por, edhe nëse të gjithë kandidatët dështojnë, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë persona”, shtoi ajo.

”Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi sigurinë e vaksinave”, deklaroi Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp duke paraqitur strategjinë e Brukselit për koronavirusin.

Protokolli i përbashkët për testimin e udhëtarëve dhe kontributet e hershme shkencore për një qasje të përbashkët ndaj karantinës, janë disa nga nismat e njoftuara nga Komisioni Europian për të përmirësuar koordinimin midis vendeve në përgjigjen ndaj Covid-19.

Ekzekutivi i BE gjithashtu propozon të zgjasë kohëzgjatjen e “korridoret e gjelbërta” për mallra dhe po mobilizon 100 milion euro për të blerë teste të shpejta antigjene për shtetet anëtare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close