Fokus

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës

Nga Ambasada e Kosovës në Gjermani sot janë bërë të ditura këto masa të reja, në mënyrë që të gjithë kosovarët të cilët janë atje, të jenë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit.

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve në Gjermani, dje u ndërmorën masa shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe.

Ndër të tjerash u theksua se janë ndaluar takimet e më shumë se dy amvisërive e të tjera.

Këto do të jenë masat e reja:

– Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive,

– Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme),

– Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare).

Nga data 2 nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:

– Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)

– Qendrat e kohës së lirë (Panairet, parqet, diskotekat, shtëpitë private)

– Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e fitnesit)

– Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet) sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).

Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close