Kreu i Odës Ekonomike, Rukiqi: Kosova në kolaps!

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse shtohen masat kufizuese ndaj Covid-19 pa zbatim të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, sektorë të ekonomisë do të shkojnë drejt kolapsit.

Ai ka thënë se shtetet që po mbyllen kanë siguruar fondet dhe buxhetet për t’i përkrahur sektorët e ekonomisë të cilët po goditen nga masat parandaluese anti-Covid-19.

“Shtetet qe po mbyllen prape (ne teresi, apo pjeserisht), kane siguruar fonde dhe buxhete per te perkahur sektoret qe po goditen nga masat parandaluese anti-COVID.”, shkruan ai.

“E ne? As nje ligj bazik per rimekembjen, nuk po arrijme ta miratojme me jave te tera. Cdo plan per masa kufizuese te reja (nese shfaqet nevoja per to), duhet te percjellet me zbatim urgjent te Ligjit te Rimekembjes dhe me fonde shtese per perkrahje te sektoreve me te goditur. Ne te kunderten, KOLAPS”, shton Rukiqi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close