Ultimate magazine theme for WordPress.

Ministri i jashtëm gjerman ,Maas: Nuk duhet t’i mbyllim sytë ndaj rrjedhjes së trurit nga Ballkani Perëndimor

Gjithnjë e më shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor po zgjedhin të emigrojnë. Një konferencë në Berlin po kërkon zgjidhje.

71 përqind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor po mendohet të mërgojë, sipas Barometrit të Balkanit, që publikoi në qershor 2020 Këshilli i Kooperimit Rajonal. Për Gjermaninë, si presidente e radhës se Këshillit të BE, kjo ishte një arsye për ta drejtuar fokusin e politikës kah perspektiva e brezit të ri në rajon.

Por qëllimi nuk është ndalimi i migrimit, saktësoi të mërkurën, 28.10. ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në fjalën e hapjes së një konference online për këtë çështje. Kushdo që e ka provuar këtë në 30 vitet e fundit ka dështuar. “Por ne nuk mund t’i mbyllim sytë para problemeve që sjell me vete “rrjedhja e trurit”, që sa vjen e bëhet më e madhe, tha socialdemokrati.

Ai u shpreh për një strategji me tri hapa për të luftuar këtë fenomen: investimin në të ardhmen e rajonit, zgjidhjen e problemeve të së kaluarës dhe anëtarësimin në BE.

Investimet e kërkuara

BE-ja kohët e fundit vuri në dispozicion rreth 9 miliardë euro për ta bërë më tërheqës rajonin në aspektin ekonomik. Qëllimi kryesor i planit ishte mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të trajnimit.

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Olivér Várhelyi, tha në panelin vijues me ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor se plani krijon perspektiva për të rinjtë në rajon. “Krijon vende pune, përmirëson mundësitë e trajnimit dhe pjesëmarrjen”.

Por nuk është vetëm zhvillimi i dobët ekonomik që po bën që të rinjtë të zgjedhin BE-në si vendbanimin e tyre të ardhshëm. Sipas një studimi të Fondacionit Friedrich Ebert botuar në vitin 2019, janë edhe probleme të tjera, si korrupsioni, mungesa e shanseve të barabarta dhe e meritokracisë në rekrutime, që përbëjnë shkaqe për emigrimin.

Perspektiva evropiane

Këto janë sfida afatgjata në Ballkanin Perëndimor dhe deri tani receta e vetme e BE-së për zgjidhjen e tyre duket se është perspektiva evropiane. Ministri Maas premtoi edhe një herë  se do të përpiqej t’i hapë që këtë dhjetor edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, së paku me Maqedoninë e Veriut: “Para përfundimit të Presidencës Gjermane në Këshillin e BE-së, ne duam të mbajmë një konferencë të parë anëtarësimi me Maqedoninë e Veriut. Dhe, nëse e lejojnë rrethanat, edhe me Shqipërinë,” – tha Maas.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia e Kosova, më parë duhet të “braktisin fantazmat e së kaluarës” për të bërë hapa përpara në këtë rrugë.

Duke pasur parasysh bisedimet që po zhvillohen në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për një marrëveshje të shpejtë mes dy palëve: “Sa më shpejt të filloni me të”, tha Maas, “aq më shpejt do ta zhbllokoni perspektivën e BE-së për Kosovën dhe Serbinë”.

E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën, e cila është e ndarë etnikisht edhe sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.

Një vend në tryezë

Përfaqësuesit e brezit të ri, të cilët dolën në panelin e mbrëmjes, kërkuan më shumë drejta për të thënë fjalën e tyre. “Ne duam të na dëgjoni,” tha Egzona Bokshi nga Kosova, aktiviste që merret me punësimin dhe mundësitë e barabarta për të rinjtë në Kosovë. Ajo tha, se të rinjtë në vendin e saj po humbasin ngadalë besimin se do të bëhen dikur pjesë e BE-së.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, si dhe ministri në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj, kishin kërkuar më parë në fjalët e tyre liberalizimin e vizave për shetasit e Kosovës.

Konferenca triditore virtuale (28.10-30.10) me temë rininë, mërgimin dhe demografinë në Ballkanin Perëndimor organizohet nga Shoqëria për Evropën Juglindore (SOG) dhe Instituti Aspen Berlin dhe është pjesë e programit zyrtar të Presidencës Gjermane të Këshillit të BE.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close