Ultimate magazine theme for WordPress.

Miratohet plani i ri për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19

Është miratuar plani për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19 (Nëntor-Prill).

Plani për parandalim dhe kontroll të Covid-19, i miratuar sot nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (versioni 2.0) është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Covid-19.

Në takimin e Komitetit mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili i falënderoi anëtarët e Komitetit për hartimin e këtij plani, që është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Covid-19, dhe punonjësit e IKSHPK-së për angazhimin e tyre në kontrollin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Zemaj ka thënë se rrethanat aktuale kërkojnë një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angazhimin e tyre për gjurmimin e rasteve me Covid-19, testimin e tyre dhe trajtimin klinik.

 

“Jemi në një moment kur rastet kanë shënuar rritje kudo, prandaj nga ne kërkohet që të vazhdojmë me angazhime sikurse deri më tani për të mbajtur situatën nën kontroll”, tha Zemaj.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se Plani për parandalim dhe kontroll të Covid-19 (version 2.0) përfshin strategjinë e veprimit: gjej, testo, gjurmo, izolo me ofrim të testimeve laboratorike (publik dhe privat), përfshirje të organizatave të sektorit publik dhe privat dhe sigurimin e të gjitha burimeve të nevojshme për të mundësuar zbatimin e Planit për parandalim dhe kontroll të COVID-19.

Aspekte të detajuara nga Plani ka prezantuar Ariana Kalaveshi, udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë në IKSHPK.

Plani i miratuar nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka pesë pjesë të ndërlidhura mes veti siç janë: planifikimi dhe parashikimi, monitorimi i situatës dhe vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi si dhe komunikimi dhe komunikimi i riskut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close