Ultimate magazine theme for WordPress.

Çaji jeshil dhe kafeja rrisin jetëgjatësinë te diabetikët

ATSH-ANSA/ – Konsumi i kafesë dhe çajit jeshil rrit jetëgjatësinë te pacientët me diabet.

Konsumi i kombinuar i të dy pijeve (4 filxhanë çaj jeshil dhe dy kafe në ditë) zvogëlon, në fakt, rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 63% sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Open Diabetes Research & Care” dhe i kryer nga Yuji Komorita i Universitetit Kyushu, në Japoni.

Studimi përfshiu 4 923 diabetikë, shëndeti i të cilëve u monitorua mesatarisht për më shumë se 5 vjet.

Diabetikët kanë një cilësi jete dhe jetëgjatësi më të keqe sesa bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm sepse sëmundja shkakton ndërlikime të rënda kardiovaskulare.

Këta pacientë gjithashtu kanë një rrezik pak më të lartë të zhvillimit të demencës dhe kancerit gjithashtu.

Menaxhimi i duhur i diabetit kërkon terapi adekuate të ilaçeve, por edhe mënyra të shëndetshme jetese dhe mënyrës së ngrënies, të afta për të parandaluar dhe zvogëluar këtë rrezik shtesë.

Në veçanti, pirja e deri në një filxhan çaj jeshil në ditë zvogëlon vdekshmërinë me 15%; pirja e 2-3 ul rrezikun me 27%. Për konsum të 4 ose më shumë gotave çaj çdo ditë, rreziku zvogëlohet me 40%. Nga pirja e kafesë, rreziku zvogëlohet me 19% për konsum të një filxhani në ditë, 41% për konsumimin e dy ose më shumë gotave./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close