Ultimate magazine theme for WordPress.

Dhuna në familje gjatë kohës së pandemisë, rastet në rritje

Rrjeti i Grave të Kosovës sot në sheshin “ Skënderbeu”, ka hapur ekspozitën “Dhuna nuk fshihet mrena mureve”, me qëllim të vetëdijesimit që dhuna në familje të raportohet.

Sipas tyre në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë rastet e dhunës në familje janë shtuar.

Koordinatore kundër dhunës në baza gjinore, Erza Kurti, ka thënë se përmes kësaj ekspozite presin vetëdijesim të qytetarëve, në mënyrë që ata që përjetojnë por edhe ata që e dëgjojnë të raportojnë dhunën.

“Ekspozita është hapur sot në Prishtinë nga ora 10:00 deri më 16:00 është vazhdimësi e vitit të kaluar që ka qenë në disa qytete të Kosovës. Rastet e dhunës në familje gjatë kohës së izolimit janë shtuar dhe duke e ditur që pandemia po vazhdon dhe rastet po shtohen mund të kemi edhe një ngritje më shumë të rasteve të dhunës në familje. Andaj e kemi parë shumë të arsyeshme që përmes kësaj ekspozite, përmes hapësirës që kemi krijua brenda saj ku shihet si ambient familjar që ka ndodhur dhuna në familje, të ngrisim vetëdijen që të raportohet ajo, qoftë nga ata që e përjetojnë, e sidomos edhe prej atyre që e dëgjojnë”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se me anë të kësaj ekspozite presin reflektim të qytetarëve, për luftimin e kësaj dukurie.

“Ne e kemi vendos për secilin institucion përgjegjës se çka ka për detyrë të bëj me rastet e dhunës në familje, andaj dëshmitarët apo ata që përjetojnë dhunën në familje mund ta lexojnë dhe mund ta shohin se ku mund ta paraqesin rastin…Ne presim që qytetarët të vetëdijesohen të raportojnë dhunën në familje”, ka thënë ajo.

Ekspozita “Dhuna nuk fshihet mrena mureve”, javët në vazhdim do të jetë në Lipjan dhe Viti

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close