Friday, November 27, 2020
Të tjera

ExxonMobil shkurton 1 900 vende pune

ATSH-ANSA/- Gjiganti energjetik amerikan, ExxonMobil njoftoi planet për reduktimin e personelit të tij në SHBA për shkak të “kushteve aktuale të papara të tregut’’.

Masa erdhi pas vendimit të kompanisë për të shkurtuar deri në 1 600 vende pune në filialet e tij në Europë për të zbutur ndikimin negativ të koronavirusit dhe kërkesës së dobët globale të naftës dhe çmimet e ulëta të saj.

“Ndikimi i COVID-19 në kërkesën për produktet e ExxonMobil ka rritur urgjencën e punës së vazhdueshme të efikasitetit”, tha kompania.

Si pjesë e rishikimit të saj të gjerë botëror të paralajmëruar në fillim të këtij viti, kompania theksoi se parashikon se rreth 1 900 punonjës kryesisht në zyrat e saj të menaxhimit në Hjuston dhe Texas do të preken përmes programeve vullnetare dhe jovullnetare.

Reduktimet e fuqisë punëtore të ExxonMobil janë rezultat i riorganizimeve të vazhdueshme dhe ndryshimeve të procesit të punës që janë bërë gjatë disa viteve të fundit për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ulur kostot.

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close