Ultimate magazine theme for WordPress.

Fëmijët me Covid-19, por asimptomatikë, ngarkesë të ulët virale në krahasim me të rriturit

ATSH-ANSA/ – Fëmijët (0 deri 17 vjeç) me koronavirus, por asimptomatikë kanë një ngarkesë të ulët virale në krahasim me atë që është parë tek të rriturit pa simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përfaqësojnë një rrezik real, sipas një studimi të kryer në 9 spitale pediatrike, i cili përfshiu 339 fëmijë asimptomatikë dhe 478 me simptoma, të gjithë të moshës midis 0 dhe 17 vjeç.

Studimi u botua në ”Journal of Clinical Microbiology” dhe u koordinua nga ekspertë nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston. Ky është studimi më i madh i bërë ndonjëherë mbi ngarkesën virale të fëmijëve pozitivë.

Të gjithë fëmijët e përfshirë u testuan pozitivisht për SARS-CoV-2 pas një tamponi.

Asimptomatika kishte një ngarkesë virale gjithmonë më të ulët se ajo e shokëve të tyre me simptoma; në shumë raste ngarkesa ishte aq e ulët sa që infeksioni nuk do të ishte zbuluar me një provë të shpejtë, më pak të ndjeshme se tamponi.

Mbetet të shihet nëse fëmijët asimptomatikë kanë një ngarkesë virale më të lartë në kohën e kulmit të infeksionit ose nëse përqendrimi i SARS-CoV-2 mbetet i ulët gjatë gjithë rrjedhës së infeksionit.

”Sidoqoftë, ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me potencialin infektiv të fëmijëve pa simptoma. Për shembull, mbetet të kuptojmë se cila është ngarkesa virale në kohën e kulmit të infeksionit tek fëmija asimptomatikë”, theksoi koordinatorja e studimit Nira Pollock.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close