Ultimate magazine theme for WordPress.

Trashëgimtarët kërkojnë kthimin e pikturës së Kandinskyt

ATSH-DPA/ – Avokatët që përfaqësojnë një familje hebreje kërkuan kthimin e një pikture nga artisti rus, Wassily Kandinsky, 80 vjet pasi ajo i ishte shitur një muzeu holandez.

Avokatët që veprojnë në emër të familjes Lewenstein i thanë një gjykate në Amsterdam se vepra e Kandinskyt e 1909 ”Painting with Houses” iu shit muzeut lokal ”Stedelijk” nën detyrimin e regjimit nazist.

“Piktura duhet të kthehet”, theksoi avokati Axel Hagedorn, duke shtuar se ishte një rast i qartë i artit të plaçkitur.

Muzeu i Artit në Amsterdam bleu ”Painting with Houses” në 1940 me një çmim që ishte shumë më i ulët se sa vlera e pikturës.

Trashëgimtarët gjithashtu duan ta marrin këtë pikturë që aktualisht ndodhet në Lenbachhaus në Mynih.

Një komision gjerman për kthimin e veprave të artit duhet të vendosë për këtë.

Trashëgimtarët po kërkojnë që gjykata të rrëzojë një vendim nga Komisioni Shtetëror i Kthimit që refuzoi aplikimin e trashëgimtarëve në 2018, duke thënë se interesi i muzeut tejkalon atë të trashëgimtarëve.

Sipas paditësve, vendimi shkel të ashtuquajturat Parime të Uashingtonit për t’u marrë me artin e plaçkitur nga nazistët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close