Ultimate magazine theme for WordPress.

Turqi, ambasadori shqiptar: Nuk kemi informacion për shqiptarë të dëmtuar

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo thotë se, në bazë të informacioneve të deritanishme, tërmeti shkatërrues në Izmir nuk ka shkaktuar viktima mes shqiptarëve.

Z. Robo tregon se kjo zonë njihet për përqindje të lartë të banorëve me origjinë shqiptare, duke theksuar se në zonën metropolitane të Bërnovës në Izmir më shumë se 60% janë me origjinë nga vendi ynë, njofton euronews.albania.

“Deri tani rezulton se ka katër viktima dhe 120 të plagosur mbi 20 ndërtesa të rrënuara. Operacione e kërkim shpëtimit janë në vend për të nxjerr njerëzit nga godinat e rrënuara.

Zona e Izmirit ka një përqendrim të madh të bashkëkombësve tonë. Në zonën e Bërnovës p.sh janë mbi 60% e banorëve me origjinë shqiptare. Nga informacionet që kemi na rezulton se deri tani nuk ka shqiptarë të dëmtuar. Shprehim solidaritetin tonë me vëllezërit turk në këtë moment kritik dhe urojmë që numri i viktimave të jetë sa më i pakët”, tha ambasadori shqiptar.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave në Turqi thotë se, tërmeti i të premtes kishte si epiqendër Detin Egje, në një thellësi 16.5 km dhe ishte me fuqi 6.6 magnitudë.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare thotë se, tërmeti kishte një  magnitudë prej 6.9 dhe epiqendra ishte 13 km në verilindje të ishullit Samos në Greqi. Kurse sipas agjencisë amerikane të gjeologjisë, fuqia ishte 7.0 magnitudë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close