Ultimate magazine theme for WordPress.

Zëvendësministri,Krasniqi:Autostrada e Dukagjinit nuk do të niset vitin e ardhshëm

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në emisionin “Imazh” të RTK-së ka folur për projektbuxhetin e vitit 2021 të miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Duke u ndalur tek projekti i “Autostradës së Dukagjinit”, për të cilin u tha se është përfshirë në buxhetin e vitit 2021, Krasniqi ka mohuar një gjë të tillë, edhe pse ka thënë se ende nuk e ka marrë njoftimin nga Ministria e Infrastrukturës.

“Nuk ka qenë i planfikuar ky projekt, mirëpo ministri (Arban Abrashi) e ka prezantuar në mbledhje të Qeverisë, prandaj ne po presim njoftimin nga Ministria e Infrastrukturës. Mund të jetë dizajnim ose projekt i ri Autostrada e Dukagjinit, prandaj po presim njoftimin e ri nga ministria e linjës”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, ky projekt edhe nëse hyn në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë shifra simbolike.

“Unë e di saktë që edhe nëse hyn ky projekt, në vitin e parë do të jenë shifra simbolike dhe mund të zhvillohet në vitet e ardhshme. Në vitin 2021 nuk do të ketë fonde shumë për Autostradën e Dukagjinit. Pjesa e përgatitjes dhe dizajnit po, por jo projekti, por ta shohim kur të vije projekti nga Ministria e Infrastrukturës”, ka thënë Gashi. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close