Ultimate magazine theme for WordPress.

PDK kërkon shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, si dhe ka kërkuar që Qeveria Hoti të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit.

Deputeti i partisë opozitare PDK, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se skandalet e fundit në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti, nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.

“Shkarkimi i Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, ka qenë një vendim i dëmshëm, i paarsyeshëm, i pabazë dhe i motivuar politikisht për të goditur rendin dhe ligjin në vendin tonë”, tha Tahiri.

Qeveria e Kosovës në mes të muajit tetor vendosi që të shuajë këtë Task-Forcë, pasi argumentoi se ky organ ishte formuar kundërligjshëm.

Departamenti Special Anti-Korrupsioni, apo e ashtuquajtura ‘Task-Forca Anti-Korrupsion” ishte pjesë e policisë, që kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Deputeti Tahiri po ashtu tha se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, duhet të shkarkohet për shkak të transferimit të mbi 2 milionë eurove nga një zyrtar i Thesarit të Kosovës në një kompani private.

Për këtë ngjarje, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda dhe njëri nga pronarët e kompanisë LDA Group, me inicialet K.Sh – ku u transferuan mbi 2 milionë euro –janë në paraburgim, ndërkaq, një person tjetër vazhdon të jetë në arrati.

Ndërkaq, sa i përket shkarkimit të ministrit Kuçi, Tahiri argumentoi se kjo duhet të bëhet për shkak se kompania “Hidroterm” ku ministri Kuçi është pronar, ka fituar një tender publik për ndërtimin e një spitali në qytetin e Prizrenit, në vlerë prej pesë milionë eurosh.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close