Ultimate magazine theme for WordPress.

Ja e kujt ishte çanta e vjedhur në Bruksel

Anëtari i delegacionit kosovar në bisedimet në Bruksel, Muhamet Mustafa thotë se çanta e vjedhur e delegacionit kosovar në Bruksel është e tij.

Mustafa ka shkruar në Facebook duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë skandal, pasi që kanë humbur vetëm gjëra personale. Ai ka shkuar se çanta ka pasur dokumente personale dhe të holla.

“Në një portal u lajmërua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës për bisedimet në Bruksel, dhe se kjo është mbajtur fshehtë dhe kjo paraqitet si skandal. Mua më ka ndodhur të humbi (ose të me vidhet) çanta ku kam pas dokumente personale dhe të holla. Pas një kohe dokumentet janë kthye, por të hollat janë marrë. Pra është një rast i një humbjeje personale dhe nuk ka asgjë të bëjë me delegacionin, tentimet që nga kjo të ndërtohet një “skandal” janë absurde. Natyrisht që ne për këtë nuk kemi pas nevojë të mbajmë konferencë për shtyp por as që e kemi mbajtur fshehtë, pasi nuk kishte asnjë nevojë për këtë“, ka shkruar Mustafa.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close