Ultimate magazine theme for WordPress.

Kushtetuesja rrëzon ankesën e deputetit që votoi qeverinë Hoti,pason rrëzimi i saj?

Përfundimisht Gjykata Kushtetuese, tri ditë më parë i dha fund pretendimeve të ish-deputetit Etem Arifi, se instancat gjyqësore ia shkelën të drejtat në procesin ndaj tij. Kushtetuesja e hodhi poshtë ankesën si të pabazuar për masë të përkohshme.

“Rrjedhimisht Gjykata vendosi ta deklarojë kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në partinë e Arifit thonë se janë në kontakt me kryetarin i cili ndodhet në burg, i dënuar me 1 vit e tre muaj heqje lirie. Ata deklarojnë se i kanë shfrytëzuar mekanizmat ligjorë.

“Kryetari e ka respektuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ne i kemi shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë juridik të cilët i kemi pasur deri te Gjykata Kushtetuese, ku kemi menduar pafajësinë tonë”, thotë Qazim Rrahmani, nënkryetar i PAI-së

Më 25 mars, deputeti ashkali, Etem Arifi votoi pro rrëzimit të Qeverisë Kurti e më 3 qershor, pro ngritjes së Qeverisë Hoti. Në të dy rastet ai ishte i dënuar me burg nga Gjykata për keqpërdorim të 25 mijë eurove subvencione. Në qershor, Vetëvendosje e dërgoi rastin në Gjykatë, por ende nuk ka ndonjë vendim. Në rast se vota e tij konsiderohet kundërkushtetuese, bie qeveria Hoti. Për këtë çështje foli edhe kryeministri.

“Çfarëdo vendimi gjithmonë, çfarëdo vendimi që ka dalë nga Gjykata Kushtetuese e kemi pranuar pa e komentuar asnjëherë”, është shprehur kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron nëse ligjvënësi dënohet me një ose më shumë vjet burg.

Nga 3 qershori kur Qeveria Hoti mori besimin e 61 deputetëve dhe 11 qershori kur Lëvizja Vetëvendosje e solli në Gjykatën Kushtetuese votën e kontestuar të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me burg një vit e tre muaj, shumë gjëra kanë ndryshuar. Por në rast se Gjykata Kushtetuese vendos se vota e deputetit Arifi ishte në kundërshtim me Kushtetuesen, atëherë Kosovën e pret një dimër i fortë politik.

Përkundër dënimit me 1 vit e 3 muaj burg, ish deputeti Etem Arifi votoi në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit./euronews.al

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close