Ministri Zemaj: Masat e reja duhet të zbatohen me rigorozitet

Shkaku i rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, institucionet në vend kanë vendosur masa të reja kufizuese, ku 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës do të hyjnë sot në fuqi.

Për këto masa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë por që varësisht nga situata ato mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.

Tutje Zemaj thotë edhe se masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet dhe se kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë.

Këto komente Zemaj i ka bërë në një takim virtual informues që kishte me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.

Postimi i plotë i Zemajt:

Në takimin virtual informues me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.

Diskutuam për situatën epidemiologjikë ne vend, veprimet e deritashme si dhe hapat e mëtejmë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për luftimin e virusit Covid 19.

Theksova nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, dhe për këtë mora edhe zotimin e tyre se përkrahja do të vazhdojë.

Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Republikën e Kosovës u vlerësua lartë nga partnerët tanë dhe bashkë vazhdojmë tutje në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

U dakorduam që masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet, kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët tanë po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë.

Masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.

Deri më tani, kemi marrë ndihma financiare dhe pajisje mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrues të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçantë.

Në takim, në emër të Ministrisë, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha falënderimin e thellë e të sinqertë për tërë përkrahjen e cila është pjesë e suksesit tonë në luftimin e virusit.

Bashkë ia dalim!

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close