Ultimate magazine theme for WordPress.

Maqedonia e Veriut nis kontaktet me Austrinë për identitetin dhe lidhjet e sulmuesit të vrarë

Ministriа е Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “është në kontakt të vazhdueshme me autoritetet e Austrisë për verifikimin e indentitetit të sulmuesit, por edhe për lidhjet e tij të mundshme me persona të tjerë”.

“Policia austriake përmes Interpolit ka paraqitur kërkesë për bashkëpunim për këtë rast dhe autoritetet tona menjëherë i janë përgjigjur kërkesës për veprim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton AP.

Ministri Nehammer tha se sulmuesi në të kaluarën ka qenë i dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste.

Ai tha se “terroristi i dyshuar” ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në Siri me qëllim që t’i bashkohej grupit militant Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim, por ishte liruar me kusht në dhjetorin e vitit të kaluar.

Policia në Austri tha se po kërkojnë për të paktën edhe një të dyshuar, për sulmet e shumëfishta në Vjenë të Austrisë, që lanë të vrarë të paktën katër persona.

Të hënën mbrëma, në kryeqytetin austriak, persona të armatosur, hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, duke plagosur edhe 17 persona, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close