Ultimate magazine theme for WordPress.

Trump: SHBA-ja qëndron me Evropën në luftën kundër terroristëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dënuar sulmet në Vjenë të Austrisë nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë njërin nga sulmuesit.

“Lutjet tona janë me njerëzit në Vjenë pas edhe një akti të terrorizmit në Evropë. Këto sulme djallëzore kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen. SHBA-ja qëndron me Austrinë, Francën dhe me gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë edhe terroristët radikalë islamikë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Të paktën katër njerëz u vranë gjatë sulmeve nëpër disa lokacione në Vjenë të Austrisë të hënën në mbrëmje.

Një nga vrasësit e dyshuar, i cili u qëllua për vdekje nga policia, është identifikuar si mbështetës i Shtetit Islamik.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton AP.

Sulmuesi është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, tha për APA, ministri Nehammer.

Ky sulm vjen disa ditë pasi një shtetas tunizian vrau tre persona në bazilikën Notre-Dame të Nicës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi incidentin si “sulm terrorist islamist”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close