Ultimate magazine theme for WordPress.

14 të arrestuar në Austri pas sulmit të së hënës

14 vetë janë arrestuar në Austri pas sulmit terrorist, ndërkohë që policia ka kontrolluar 18 shtëpi të personave, që dyshohen për lidhje me njërin nga atentatorët, atë që u vra nga policia dhe tjetri që është në kërkim.

Përveç kontrollit të shtëpive dhe arrestimeve në Vjenë, ka pasur edhe dy arrestime në St. Poltën dhe një arrestim në Linc. Për personin e dytë nuk janë bërë të ditur të dhënat. Nuk përjashtohet mundësia që edhe persona të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në sulm, tha ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Atentatori i vrarë kishte si nënshtetësinë austriake edhe atë maqedonoveriore. K.F. ishte dënuar prill 2019, për anëtarësim në “Shtetin Islamik”, IS. Gazeta “Der Standard”, që ka ndjekur në atë kohë procesin kundër K.F. dhe një personi tjetër, po ashtu të akuzuar për pjesëmarrje në IS, shkruan se të dy të akuzuarit kanë lindur dhe janë rritur Vjenë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka ndjerë veten të diskriminuar. Në moshën e adoleshencës ata kanë filluar të merren me islamizmin. K.F. ka thënë në gjyq se në atë moshë ka përfunduar “në xhaminë e gabuar”, ka pasur probleme në shkollë, grindje me të ëmën dhe donte të largohej nga shtëpia. Ai citohet të ketë thënë në gjyq se ka shpresuar nga IS “një jetë më të mirë, banesë më vehte dhe të ardhurat e veta”. Një punë gjatë verës 2018 i ka dhënë mundësi të blejë një biletë avioni për në Kabul, Afganistan. Pasi nuk ka arritur të shkojë në Afganistan, sepse nuk ka pasur vizë, ai mori rrugën për në Siri. Mbas dy ditësh është arrestuar nga policia turke, dhe ka qëndruar katër muaj në arrest në Turqi, shkruan Der Standard.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close