Ultimate magazine theme for WordPress.

Policia zvicerane arreston dy persona për lidhje të mundshme me sulmin në Vjenë

Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra për lidhjet e tyre të mundshme me të dyshuarin kryesor për sulmin vdekjeprurës në Vjenë, ku mbetën të vrarë të paktën katër civilë, thanë autoritetet.

Burrat 18 vjeç dhe 24 vjeç, të arrestuar në qytetin Winterthur rreth 10 kilometra nga Cyrihu, janë shtetas zviceranë, tha policia në një deklaratë, raporton Reuters.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se burrat ishin “padyshim miq” me sulmuesin e vrarë nga forcat austriake – Kujtim Fejzullain, 20-vjeçarin me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Keller-Sutter shtoi se ata ishin takuar personalisht me Fejzullain, mirëpo nuk e bëri të ditur kohën se kur ka ndodhur takimi.

“Lidhja midis dy personave të arrestuar dhe vrasësit të dyshuar aktualisht është subjekt i hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga autoritetet përgjegjëse”, tha policia e Cyrihut.

Deri më tani, të paktën 14 persona janë arrestuar në Austri gjatë bastisjeve në 18 prona pas sulmit vdekjeprurës në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje.

Policia austriake ka kryer një seri bastisjesh dhe ka bërë 14 arrestime.

Fejzullai, i përshkruar si një terrorist islamik 20-vjeçar, i cili ishte liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, u qëllua për vdekje nga policia ndërsa gjuajti ndaj kalimtarëve.

Siguria ka qenë e rreptë në kryeqytetin austriak ndërsa policia nisi një ndjekje për ndonjë sulmues të mëtejshëm.

Por, autoritetet tani besojnë se personi i armatosur mund të ketë vepruar i vetëm.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se të katërt që vdiqën ishin një grua e moshuar, një burrë i moshuar, një djalë i ri dhe një kameriere. Edhe 22 persona u plagosën.

Një nga gratë që vdiq ishte gjermane, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) pretendoi në një video në kanalin e tij propagandistik në internet se ishte prapa sulmeve, pa dhënë asnjë provë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close