Ultimate magazine theme for WordPress.

Specialja i quan “spekulime” raportimet për kthim prapa të dosjes së Thaçit

Mediumi nga Shqipëria “ABC News” ka raportuar sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësim dhe prova shtesë dosjen në procesin ndaj Hashim Thaçit. Por një raportim të tillë e kanë mohuar nga Haga.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett ka thënë se nuk i komentojnë spekulimet e mediave.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi spekulimet e mediave”, ka thënë zëdhënësi Christopher Bennet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Aktakuza është dorëzuar tek gjyqtari i procedurës paraprake më 24 prill 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura gjatë kohës së Luftës së Kosovës.

TË REKOMANDUARA
Paqartësi rreth rezultatit zgjedhor në SHBA
Paqartësi rreth rezultatit zgjedhor në SHBA
Nëntë të vdekur dhe 546 raste të reja me COVID-19
Nëntë të vdekur dhe 546 raste të reja me COVID-19
TË FUNDIT
Hoti dhe Conte zotohen për thellim të bashkëpunimit
Hoti dhe Conte zotohen për thellim të bashkëpunimit
Trump nuk e kupton se si nisi rënia e tij nga dje
Trump nuk e kupton se si nisi rënia e tij nga dje
Abrashi: Mirëmbajtja teknike e automjeteve ngrit sigurinë në komunikacion
Abrashi: Mirëmbajtja teknike e automjeteve ngrit sigurinë në komunikacion
Avokati Hasani: Krasniqi dyshohet për vepra që nuk janë të specifikuara
Avokati Hasani: Krasniqi dyshohet për vepra që nuk janë të specifikuara
EULEX vijon të qëndrojë në shtëpinë e Krasniqit ne Negroc
EULEX vijon të qëndrojë në shtëpinë e Krasniqit ne Negroc

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close