Mëngjesin e sotëm forcat të shumta policore nga EULEX kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Nga Gjykata Speciale kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë.

Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Ndërkaq thuhet se më vonë do të japin më shumë informacione.

E nipi i Jakup Krasniqit ka thënë për KosovaPress se nuk ka pasur më parë ndonjë njoftim paraprak.

Ai është i zhgënjyer sesi askush nga familjarët nuk është lejuar të afrohet tek shtëpia e Jakup Krasniqit, ku edhe po qëndrojnë forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it.

“Momenteve të fundit nuk ka pasur diçka konkrete të tillë. Për rastësi unë edhe mbrëmë kam qëndruar me të deri vonë ndejë krejt familjare, nuk është vërejtur diçka. Ajo çka ne e dimë është që prej orës 5-6 të mëngjesit kanë ardhë këtu me gjithë këtë numër të madh të veturave dhe numër të madh të policëve. Ajo që po na shqetëson është se nuk po na lënë të afrohemi për të parë se nëse ka nevojë për diçka. E vërteta është se kanë ardhur, nuk kemi pasur njoftim. Edhe ne jemi spektatorë sikur ju”, tha ai.

Nipi i Jakup Krasniqit shkrehi bindjen e tij të plotë në pastërtinë e luftës së Jakup Krasniqit.

“Është ditë që njerëzit që kanë qenë pjesë e UÇK-së do të ballafaqohen me këto gjëra. Unë jam i bindur në atë se ky nuk mund të përfaqësoj pjesën kriminale, nuk ka të bëjë me atë far pune. Pjesën tjetër mbetet të shohim”, u shpreh ai.

EULEX ka shkuar edhe në shtëpinë e Jakup Krasniqit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasi

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close