Ultimate magazine theme for WordPress.

Eliot Engel:Shtetet e Bashkuara të mos bashkëpunojnë me Specialen nëse ajo vazhdon me arrestime

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit të deritanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Engel thotë se Thaçi ka treguar respekt për sundimin e ligjit me dorëheqjen nga posti i presidentit për t’u ballafaquar me akuzat e Speciales, teksa ai shton se Kongresi do ta monitorojë nga afër Gjykatën Speciale për të siguruar se ajo siguron sundim të ligjit dhe të drejtat e të akuzuarit në çdo rast.

Ai ka shprehur shqetësimin mbi mandatin e Speciales. Sipas tij, statuti mbi të cilin është ngritur ajo nuk e limiton gjykimin në vetëm të shqiptarëve.

“Mjerisht, duket se ajo po operon si një gjykatë etnike – një që ndjek vetëm shqiptarët për kryerje krimi”, ka thënë Engel.

Ai ka përmendur edhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi, për të cilët thotë se “nuk kanë gjetur drejtësi, edhe pse kryesit janë identifikuar dhe jetojnë në Serbi”.

Engel i ka bërë thirrje Departamentit të shtetit të SHBA-së dhe Departamentit të Drejtësisë që të verifikojnë punën e Gjykatës Speciale për të siguruar se nuk po targeton vetëm njerëz në bazë të përkatësisë së tyre etnike dhe të ndalojë bashkëpunimin ose mbështetjen e SHBA-së me Gjykatën, nëse vërtetohet se po e bën një gjë të tillë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close