Ultimate magazine theme for WordPress.

Osmani takon ambasadorët e Kuintit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë, z. Tomas Szunyog, si dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.

Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë.

Ajo tha se do të punojë fuqishëm me të gjitha institucionet e vendit, partitë politike dhe ambasadat e vendeve mike, për ta forcuar më tej jetën politike dhe institucionale në vend.

Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe ai i BE-së e siguruan u.d. Presidenten Osmani për përkrahjen e mëtejme të vendeve të tyre për popullin dhe institucionet e Kosovës, si dhe i dëshiruan sukses në përgjegjësitë e reja, të cilat ia jep Kushtetuta e vendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close