Ultimate magazine theme for WordPress.

Skandal:Qindra deshmitarë nga Serbia do të dëshmojnë kundër UÇK-së

Mediat serbe janë duke publikuar artikuj ku tregojnë se si shteti serb ka përgatitur shumë dëshmitarë kundër udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

Kjo tregon qartë se sa ka pasur dorë shteti serb në përgatitjen dhe kurdisje e ‘dëshmive’ kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa drejtësia ndërkombëtare i ka marrë të gatshme nga Serbia. Në vazhdim një artikull nga portali serb që funskionon në veri të Kosovës www.kosovo-online.com, i cili është portal i dirigjuar nga Beogradi zyrtar.

Serbia ka siguruar dëshmitarë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së Prokuroria Serbe e Krimeve të Luftës ka kontribuar në ngritjen e akuzave të Prokurorisë së Specializuar të Kosovës (PSK) kundër anëtarëve të UÇK-së përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes teknike, kryesisht në sigurimin e dëshmitarëve, raporton Tanjug.

Zyra e Prokurorit të krimeve të luftës me qendër në Beograd ka lejuar hetuesit e PSK-së të intervistojnë në Serbi qindra dëshmitarë të krimeve , i tha Tanjugut zëvendësprokurori në pension i krimeve të luftës Dragoljub Stankoviq, i cili ishte drejtpërdrejt i ngarkuar për bashkëpunimin teknik me zyrën e PSK-së.

“Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, t’i inkurajoja dhe t’i bindja të jepnin një deklaratë për PSK-në. Unë nuk kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se cili nga personat e marrë në pyetje është pyetur si dëshmitar ose si viktimë në procedurë” specifikoi Stankoviq. Ai i ka inkurajuar dëshmitarët të flasin duke theksuar se hetimi i PSK-së është i mirë për Serbinë sepse tërheq vëmendjen ndaj viktimave serbe dhe joshqiptarëve të tjerë dhe se ata mund të përfundojnë çështje të pazgjidhura nga Gjykata e Hagës. Përveç kësaj, në atë mënyrë, shumë raste të personave të zhdukur do të zgjidheshin, shtoi Stankoviq. Sipas ish-prokurorit, kur bëhet fjalë për dokumentacionin e marrë nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi, ai nuk iu dorëzua hetuesve të Hagës, por iu drejtua “krijuesve të dokumenteve dhe pronarëve të informacionit”.

Krahasuar me mundësitë e Prokurorisë Serbe për të hetuar krimet në Kosovë, si dhe në Shqipërinë e Veriut, Stankoviq kujtoi se PSK kryesisht kishte mbështetje ndërkombëtare, po ashtu edhe burimet që “prokuroria jonë nuk i kishte, dhe mbi të gjitha qasjen e drejtpërdrejtë në terren dhe vendet ku ndodhën krimet”.

“Prokuroria jonë është e kufizuar në atë drejtim,” përfundoi ish-prokurori, tani një avokat i cili u emërua në listën e avokatëve dhe të autorizuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close