Ultimate magazine theme for WordPress.

Studimi:Nuk ishte Kina ajo që përhapi coronavirusin nëpër botë!

Bashkëpunimi midis shkencëtarëve që punojnë në studimin e gjenomit nga Universiteti Huddersfield në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Minho në Portugali ka rezultuar në një nga analizat më të mëdha të këtij lloji në mijëra gjenome virale, mostrat e të cilave janë mbledhur në vendet e botës.

Shkencëtarët nga Universiteti Huddersfield hartuan përhapjen e virusit SARS-CoV-2, i cili është përgjegjës për sëmundjen Kovid-19 dhe arritën në përfundimin se “fajtori” kryesor për përhapjen e pandemisë ishte Evropa, jo Kina, nga e cila fillimisht u përhap virusi i ri i koronës në pjesën tjetër të botës, raporton “Sciencedaily”.

Kërkimi, i cili u botua në revistën shkencore “Mikroorganizmat”, konfirmoi se virusi corona ka origjinën në Kinë dhe se ka shumë të ngjarë ishte përhapur te njerëzit nga lakuriqët e natës. Nga ana tjetër, ata tregojnë Evropën, jo Kinën, si burimin kryesor të zgjerimit.

Studimi tregoi se ndalimet e lëvizjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë ishin shumë të dobëta dhe u futën shumë vonë, kështu që virusi u përhap në SH.B.A. dhe në pjesën tjetër të botës kryesisht nëpër Evropë, jo direkt nga Kina.

Hulumtimi u përqendrua në 27,000 gjenoma të virusit, mostrat e të cilave u mblodhën në të gjithë botën. Shkencëtarët kryesisht po hulumtojnë migrimet në historinë njerëzore përmes ADN-së mitokondriale dhe tani ata kanë përfituar nga fakti që gjenomi viral është i ngjashëm në aspektet kryesore.

Duke pasur parasysh madhësinë e madhe të të dhënave të mbledhura, ky studim, i cili filloi në maj, konsiderohet të jetë analiza më e madhe e këtij lloji deri më tani.

Kërkimi u krye nga Dr. Teresa Rito, një gjenetikiste klinike dhe Dr. Pedro Soarez, një gjenetist evolucionar nga Universiteti Minho, si dhe Profesor Martin Richards dhe Dr. Maria Pala nga Universiteti Huddersfield.
Dr. Pala tregon se një kuptim më i mirë i përhapjes së shpejtë të virusit do të mundësojë një kuptim më të mirë të vetë virusit, si dhe ndihmon në miratimin e masave më të mira për të frenuar përhapjen e pandemisë.

“Duke pasur parasysh mijëra jetë që janë ende në rrezik, nevoja për kërkime shkencore është më e rëndësishme tani se kurrë më parë,” thotë ajo.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close