Ultimate magazine theme for WordPress.

Kryeministri Hoti: Nuk i komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur paraditen e sotme mbledhjen e saj me të vetmen pikë të rendit të ditës rreth aktakuzave të konfirmuara nga Specialja ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në fund të mbledhjes, kryeministri Avdullah Hoti tha se duhet respektuar parimi i ndarjes së pushteteve dhe se Qeveria nuk komenton vendimet e organeve të drejtësisë.

“Duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë. Në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe, bazën ligjore e kemi të qartë si të sillemi për t’i ndihmuar ligjërisht personat që janë përfshirë në këtë situatë. Secili prej juve duhet ta vazhdojë punën me intensitet të shtuar. Ky duhet të jetë qëndrimi”, tha Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close