Ultimate magazine theme for WordPress.

Shqiptarët bëjnë homazhe për viktimat e sulmit terrorist në Vjenë

Me lule dhe qirinj në duar, një grup shqiptarësh prej afro 50 vetash kanë zhvilluar homazhe tek vendet ku gjetën vdekjen katër persona të pafajshëm nga sulmi terrorist i ndodhur në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë.

Në mesin e viktimave ishte edhe djaloshi 21 vjeçar nga Velesha e Strugës, shkruan Albinfo Austria.

Me iniciativën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, pjesë e këtij homazhi iu bashkuan edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Rolando Bimo, klerikët fetarë: Imami Ademsafi Bajrami, prifti katolik Don Nikson Shabani, përfaqësues të shoqatave shqiptare, intelektual të shquar dhe veprimtar të njohur në Austri.

Të gjithë së bashku vendosën kurora, lule dhe ndezën qirinj në katër vendet e ndryshme ku atentatorët vranë dhe plagosën persona të pafajshëm në rrugë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close