Ultimate magazine theme for WordPress.

Albert Krasniqi: Qeveria s`bie, edhe sikur Arifi të ketë humbur mandatin!

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se Qeveria nuk rrëzohet edhe nëse Gjykata Kushtetuse vendos që deputeti Etem Arifi e ka humbur mandatin para se të merrte pjesë në votimin e Qeverisë Hoti

Krasniqi e ka marrë shembull rastin kur Kushtetuesja kishte konstatuar se zgjedhja e Behxhet Pacollit si President ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, por nuk ishin anuluar vendimet e tij.

“Kësisoj, Gjykata nuk i ka anuluar vendimet e Pacollit të cilat i kishte marrë në cilësinë e Presidentit, pavarësisht që ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën. Një prej këtyre vendimeve të Pacollit si President është edhe nënshkrimi i Dekretit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Republikën e Çekisë, e cila edhe sot është e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Express

Postimi i plotë:

Edhe sikur të ndodh që Gjykata Kushtetuese të vendos që deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin para se të merrte pjesë në votimin e Qeverisë Hoti, nuk të mund të anulojë vendimet e Kuvendit në të cilat ai ka marrë pjesë përmes votimit.

Në rastin kur Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se zgjedhja e Behxhet Pacollit ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, Gjykata nuk kishte marrë vendim me efekt retroaktiv, por që vendimi kishte hyrë në fuqi në ditën e publikimit.

Kësisoj, Gjykata nuk i ka anuluar vendimet e Pacollit të cilat i kishte marrë në cilësinë e Presidentit, pavarësisht që ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën. Një prej këtyre vendimeve të Pacollit si President është edhe nënshkrimi i Dekretit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Republikën e Çekisë, e cila edhe sot është e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close