Ultimate magazine theme for WordPress.

Covid19 – 30% e pacientëve kanë rënie të flokëve

ATSH-ANSA/ – Më shumë se 30% e njerëzve që preken nga infeksioni Covid-19 raportojnë rënie të flokëve.

”Dhe kjo, në nivelin psikologjik rëndon pasojat”, sipas Shoqatës Italiane të Dermatologjisë.

”Shumë persona që kanë kaluar virusin Covid-19 raportojnë një dobësim dhe rrallim të flokëve. Rënia e flokëve në këtë rast krahasohet me humbjen tipike të tyre pas ngjarjeve traumatike”, thekson ajo.

Në një masë shumë të vogël, kjo ndodh gjithashtu gjatë ndryshimit të sezonit.

“Raportet e para datojnë prej muajit qershor dhe vijnë nga e gjithë bota. Në Bolonjë, ne krijuam një task forcë për të regjistruar të gjitha rastet e humbjes së flokëve pas infeksionit Covid-19 dhe për të gjetur një shpjegim”, theksoi profesoresha Bianca Maria Piraccini, nga Universiteti i Bolonjës.

Forma më e shpeshtë (90% e rasteve), ndodh pas dy ose tre muajsh shërimi dhe mendohet të jetë për shkak të pushimit në shtrat, humbjes së peshës, ipo-oksigjenimit, ilaçeve dhe stresit të cilit trupi i është nënshtruar.

Sidoqoftë, gjithmonë është një rënie kalimtare.

Efektet sipas ekspertëve vijnë nga përdorimi i kortizonit dhe suplementeve ushqimore të bazuara në antioksidantë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close