Ultimate magazine theme for WordPress.

FDA gati të autorizojë ilaçin e ri kundër Alzheimer

ATSH-AFP/ – Një komitet ekspertësh amerikanë do të votojë sot për t’i rekomanduar ose jo Agjencisë Amerikane për Ilaçet (FDA) autorizimin e një trajtimi të ri për Alzheimer-in, hulumtimet kundër të cilit kanë ngecur për dekada.

Molekula “aducanumab” është prodhuar nga laboratorët e “Biogen” dhe thuhet se është e para që trajton reduktimin njohës nga i cili vuajnë pacientët me Alzheimer.

“Aducanumab” është një antitrup monoklonal, që synon të “shkrijë” agregatet e një proteine, beta-amiloidit, që grumbullohet dhe krijon pllaka në indin e trurit të pacientëve.

Prej kohësh, ajo ka qenë një nga synimet kryesore të studiuesve kundër patologjisë degjenerative, që rezulton në një reduktim të funksioneve njohëse dhe humbje të autonomisë.

Mendimi i komitetit është fakultativ, por FDA zakonisht ndjek rekomandimet e tij./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close