Aktuale

Kthehen automjetet që nuk kanë autorizim të hynë në Prishtinë

Rritja drastike e numrit të infektimeve me virusin COVID-19 ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që gjatë fundjavës të ndalojë hyrje-daljet në kryeqytet dhe në 6 komuna të tjera ku gjendja është më e rëndë.

Në hyrje daljet e Prishtinës, kanë filluar kontrollet nga Policia e Kosovës, duke kthyer kështu automjetet të cilët nuk lejohen të hyjnë në kryeqytet, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, janë qytetarë të cilët ndajnë mendime të ndryshme për rikthimin e karantinës.

Qytetari Pjero Aziri, përveç që shpreh dyshime rreth prezencës së virusit korona, ai vendimet e fundit të qeverisë i konsideron të panevojshme.

“Katastrofë për Zotin katastrofë, nuk e di çka me të thanë. A pas orës 6 sot vjen e të hënën ik virusi a çka është problemi nuk jam t’u e kuptu. Pse diku tjetër nuk i kanë mbyll nuk e di në Kosovë çka është tu u bë.. Jo more çfarë nuk ka më virus sa e di unë, nuk ka virus”, ka deklaruar ai.

Derisa Visar Baxhuku, thotë se është akoma herët për t’i vlerësuar masat e reja të cilat filluan të implementohen mbrëmë, por që sipas tij, me rritjen e numrit të rasteve ka qenë i nevojshëm shtrëngimi i masave.

“Është herët me i vlerësu në bazë të rezultatit shihen se a kanë qenë të arsyeshme, herët por situata nuk është e mirë me infeksionet që po rritën. Nuk e dimë a janë të qëlluara por prapë se prapë duhet të ndërmerret diçka”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, qytetari Agim Mirena, i mirëpret masat e reja, për çka thekson se situata me pandeminë është rënduar.

“Paj pasha Zotin nuk e di, po kanë me pas ka me u bë mirë…Jo jo nuk po na pengojnë nuk kemi çka bëjmë virus i madh”, ka thënë Mirena për KosovaPress.

Kurse, zyrtari për medie në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për KosovaPress, se Policia ka dalë në teren dhe se është duke zbatuar vendimin e qeverisë. Derisa ka theksuar se në 24 orët e kaluara janë shqiptuar 1 mijë e 37 gjoba për ata që nuk e kanë respektuar ligjin anticovid.

“Policia e Kosovës prej fillimit të pandemisë në mars është duke e zbatuar një plan operativ dhe aktivitetet e Policisë në teren janë në përputhje me vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës. Edhe me vendimet e fundit Policia e Kosovës është duke zbatuar vendimet e institucioneve, kurse sa i përket gjobave të shqiptuara bazuar në ligjin atnicovid në 24 orët e kaluara Policia ka shqiptuar 1 mijë e 37 gjoba të ndryshme për individ dhe institucione të cilat kanë ra ndesh me ligjin anticovid”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

Kujtojmë se vendimi i vendimi i fundit i qeveris ndalon hyrje/daljet e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 nga dje deri të hënën në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close