Ultimate magazine theme for WordPress.

Kundër mbylljes, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit paralajmërojnë protesta

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës po e konsideron të ngutshëm vendimin për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë në vikend. Nëse situata vazhdon me ritëm të tillë OHTK-ja nuk përjashton edhe protestat.

Kjo Odë po konsideron se vendimin për mbyllje Qeveria e ka marr pa u konsultuar fare me bizneset, pavarësisht se gjatë takimeve me zyrtarët e ministrive përkatëse me theks të veçantë takimin me Zv Kryeministrin Tahiri ishin dakorduar se për çdo masë të re do të konsultoheshin së bashku.

“OHTK-ja gjithashtu e cilëson jo profesional komunikatën për media të krerëve qeveritarë ku paralajmërimi për mbyllje, u komunikua vetëm 7 orë para hyrjes në fuqi të masave të reja, ku shkaktoi panik dhe frikë jo vetëm për hotelierët dhe gastronomët po edhe te të gjithë qytetarët në përgjithësi. Vendimet e tilla pa ndonjë analizë të terenit, jo vetëm që po shkaktojnë frikë dhe ankth te qytetarët, por për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë po sjell frikë dhe pasiguri duke u cilësuar si sektori më i diskriminuar dhe më pak i ndihmuari nga Qeveria që nga marsi kur edhe u krijua situata e pandemisë nga virusi COVID 19 dhe posa po alarmohet situata të parët që po atakohen janë hotelierët dhe gastronomet”, thuhet në komunikatën e OKTK-së.

OHTK-ja apelon te Qeveria që gjatë kësaj kohe sa është rritur numri i të infektuarve, shqetësim që e kuptojmë të gjithë, të analizojë mirë situatën në teren, duke u bazuar në shumë faktorë e jo vetëm në numra statistikorë, gjithashtu duke pasur edhe një plan konkret që pavarësisht mbylljes bizneset hoteliere dhe të gastronomisë do të ndihmohen të rimëkëmben posa situata të stabilizohet e jo të detyrohen ta kalojnë krizën me forcat e veta tash më të dobësuara si dhe duke i lënë të funksionojnë pa ndonjë strategji dhe plan të së ardhmes se çka do të ndodhë me bizneset e tyre ditëve në vijim.

“OHTK-ja ka dorëzuar manualin e përdorimit në Qeveri, ka dhënë sygjerim që të formohet një TASK forcë e përbashkët qeveri – biznese, ka bërë reagime të shumta dhe do të vazhdojë të reagojë por siç po shihet kjo nuk po mirret parasysh, andaj nëse situata vazhdon me ritëm të tillë OHTK-ja nuk përjashton edhe protestat”, përfundon komunikata.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close