OBSH: Nuk ka prova se varianti i i ri i COVID-19 paraqet rrezik më të madh

/ATSH-DPA/ – Shkencëtarët nuk kanë arritur ende në përfundimin se një mutacion i ri i koronavirusit, që ka lidhje me vizonët, përbën një rrezik më të madh për njerëzit, deklaruan sot  ekspertët e OBSH-së.

“Është shumë herët për të dalë në përfundime se çfarë ndikimesh kanë mutacionet specifike”, tha kreu i OBSH-së për Shkencën, Soumya Swaminathan.

Sipas OBSH-së, sugjerimi se lloji i ndryshuar dobëson aftësinë për të formuar antitrupa dhe mund të bëjë që vaksinat në zhvillim të jenë joefikase, duhet ende të vlerësohet në studimet e duhura./