Ultimate magazine theme for WordPress.

Për kundër rritjes së numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve,bie efikasiteti në krimet e rënda

Përkundër rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në krimet e rënda, efikasiteti i punës ka rënë ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Tutje Miftaraj ka shtuar se me rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të rritet edhe efikasiteti i punës.

“Edhe përkundër asaj se kohëve të fundit kemi vazhdimisht rritje të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në krimet e rënda, efikasiteti i punës pothuajse ka rënë në mënyrë proporcionale me numrin e rritjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve që është një e gjetur që dëshmon se në një vend normal me rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të rritet edhe efikasiteti edhe të shkurtohet kohëzgjatja e trajtimit të këtyre lëndëve”.

Ai është shprehur se gjatë monitorimit ka thënë se shumica e dënimeve në krimet e rënda kanë qenë vetëm me gjobë.

“Gjatë monitorimit tonë kemi vërejt se përderisa shumica e dënimeve në krimet e rënda kemi gjetur raste ku ka pasur edhe dënime me gjoba dhe kusht, ku flasim për krime shumë të rënda që normalisht dënimet me kusht dhe ato me kusht duhet të jenë inekzistence, përjashtimisht rasteve të caktuara”.

Mes tjerash ai ka thënë se në shtatë raste të korrupsionit, mungon vullneti nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve që t’i trajtojnë ato.

“E gjetur tjetër padyshim që është fakti që te rastet e korrupsionit dhe krimeve të rënda kemi identifikuar raste që janë parashkruar në gjykata qoftë përmes veprimit të gjykata, dhe parashkrimi i lëndëve duhet të evitohet në minimum, ku kemi 7 raste të korrupsionit të parashkruara dëshmon që nuk ka vullnet nga ana e prokurorisë dhe gjykatës se këto raste t’i trajtojnë me prioritet”.

E gjetur tjetër sipas IKD-së po del të jetë edhe mungesa e konfiskimeve në rastet e krimeve të rënda, dhe sipas Miftaraj ka një numër shumë të vogël të konfiskimeve.

Tutje ai është shprehur që Kosova ende pse miraton ligje shumë të mira, por që shumica prej tyre mbesin në letër dhe nuk zbatohen.

“Mungesa e konfiskimeve në rastet e krimeve të rënda, janë ato raste kur kemi aktgjykime, ku gjyqtarët pothuajse si mungesës së kërkesave nga ana e prokurorive ka numër shumë të vogël të konfiskimeve. Kosova edhe pse miraton ligje jashtëzakonisht  të mira këto ligje mbesin vetëm në letër dhe nuk zbatohen”.

“Përderisa te gjyqtarët si sistem, numrin e lëndëve shihet se në përgjithësi e arrijnë normën 100%, përderisa te prokuroria kemi parë që numri i madh i prokurorëve si rezultat i vazhdueshëm i rritjes të tyre kemi parë që prokurorët nuk kanë arrit ta arrijnë normën”.

“Kemi prokurori ku prokurorët tani më presin lëndë për të trajtuar se numri i lëndëve në krimet e rënda ka rënë në mënyrë drastike që do të thotë se nëse vazhdon me këtë trend, pas dy apo tri viteve prokurorët nuk do të kenë punë respektivisht për të trajtuar për arsye se të gjitha lëndët janë kryer, këtu përjashtim bënë Prishtina dhe Mitrovica që kanë numrin më të madh deri në sa 5 prokuroritë tjera numri është i vogël”, është shprehur Miftaraj për EO.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close