Rukiqi: “Mbyllja e bizneseve po shkakton humbje deri në 15 milionë euro në ditë”

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se nga masat e marra nga Qeveria sot janë të mbyllura mbi 20 mijë biznese në vend. Veç tjerash, nga OEK thonë se dëmi që ky është shkaktuar atyre arrin shifrën deri në 15 milionë euro në ditë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për masat e fundit antiCovid, Berat Rukiqi theksoi se Qeveria me këtë vendim dëmtoi dukshëm bizneset.

“Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohen sot në Kosovë. Do të shpenzohen në vendet e rajonit. Problemi i dytë me këto masa është lajmërimi i vonshëm i tyre. Një pjesë e mirë e produkteve duhet të hedhen në mbeturina, meqë të njëjtit nuk janë lajmëruar. Gjatë gjithë ditës nuk kemi arritur të identifikojmë se çka është market i vogël e çka jo. Mijëra euro gjoba ka pasur gjatë ditës. Ne i përkrahim masat, duhet të marrin edhe masa të sigurimit financiar”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejt të miratohet një pako e cila do të ndihmojë bizneset. Sipas tij, bizneset po përballen me dëme të mëdha të bizneseve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close