Ultimate magazine theme for WordPress.

WhatsApp me pagesë?

ATSH-DPA/ – WhatsApp, platforma e mesazheve në pronësi të Facebook, nisi funksionin e saj të pagesës për përdoruesit në të gjithë Indinë, tregun e dytë më të madh të internetit në botë.

”Ajo mori miratimin nga Korporata Kombëtare e Pagesave të Indisë (NPCI) e cila mundëson transaksione me mbi 160 banka të mbështetura”, theksoi kompania në blogun e saj.

”Kompania amerikane mund të zgjerojë gradualisht bazën e saj të pagesave duke filluar me deri në 20 milionë përdorues”, sipas NPCI.

Me më shumë se 400 milion përdorues aktivë, India është tregu më i madh për WhatsApp dhe kompania pritet të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve duke pasur parasysh popullaritetin e saj.

India ka mbi 718 milionë përdorues të internetit, i dyti për nga madhësia në botë.

Whatsapp kishte nisur shërbimin e saj të parë të pagesave në Brazil në qershor, por Banka Qendrore e vendit kishte urdhëruar shpejt pezullimin e tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close