Ultimate magazine theme for WordPress.

Mbi 2700 lindje në Gjinekologji, 63 shtatzëna u prekën me Covid-19

Që nga janari i këtij viti e deri në fund të fillim të nëntorit, Klinika e Gjinekologjisë, ka pasur 7 597 lindje, prej tyre me prerje cezariane janë 2 725, ndërsa pjesa tjetër ka qenë me lindje normale.

Këto të statistika i ka dhënë drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, teksa ka thënë se aktualisht në këtë klinikë janë

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ismajli ka folur për punën që është bërë në këtë klinikë në kohë të pandemisë.

“Nga fillimi i vitit deri më sot kemi pasur 7 597 lindje, prej tyre me prerje cezariane janë 2725, ndërsa pjesa tjetër ka qenë me lindje normale. Pandemia është një sëmundje e re e cila e ka përfshirë tërë globin, mirëpo edhe ne kemi pasur disa sfida të vogla por që me angazhimin e të gjithëve ia kemi dalë që ta përballojmë edhe këtë sfidë”.

“Numri i lindjeve krahasuar me vitet e tjera është normale, duke pasur parasysh që në këtë kohë të pandemisë një numër i madh i lindjeve kanë përfunduar edhe në spitalet regjionale dhe në ato private, kështu që mund të themi nuk kemi rënie të lindjeve krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nga fillimi i pandemisë kanë pasur 63 pacientë të shtrirë në këtë repartin e dedikuar për Covid-19, ku prej tyre kenë pasur 33 lindje, 13 kanë qenë me lindje normale, ndërsa 20 me prerje cezariane.

Aktualisht thotë se në Gjinekologji janë vetëm katër gra të prekura me Covid-19, ku dy prej tyre janë lehona, ndërsa dy tjerat janë në javën 30 të shtatëzanisë.

“Nga fillimi i pandemisë ne kemi bërë një repart të improvizuar për përfundimin e lindjeve cezariane, ku nga fillimi i kemi pasur 63 pacientë të shtrirë në këtë repartin e dedikuar për Covid-19, prej tyre kemi pasur 33 lindje, 13 kanë qenë me lindje normale, ndërsa 20 me prerje cezariane, kurse pjesa tjetër kanë qenë shtatzëna të cilët iu kemi përcjellë shtazanin dhe pas përmirësimit të gjendjes janë liruar për në shtëpi. Për momentin në Klinikë i kemi 4 gra shtatzëna me Covid-19, dy prej tyre janë lehona që kanë lindur, ndërsa dy tjerat janë në javën 30 të shtatzënisë. Gjendja e tyre është stabile”, thotë ai.

Për fund, Ismajli ka thënë se pas lindjes, pacientëve dhe e foshnjave iu është marrë testi për Covid-19, ku të gjithë foshnjat kanë rezultuar negativ.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close