Isa Mustafa e sqaron deklaratën e tij se “PDK-së i takon presidenti”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar për media pas takimit me grupin parlamentar të subjektit që ai udhëheq.

Ai ka thënë se vendi ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe sa i përket çështjes së presidentit është çështje që duhet siguruar marrëveshje e përkrahje.

“Sa i përket presidentit është çështje krejtësisht tjetër që duhet të sigurojë përkrahje e marrëveshje. Është një situatë mjaftë e rëndë, shumë e ndjeshme tani për tani pas atyre ndodhive, pavarësisht se kush kënd e ka përkrahë ne jemi në një situatë që presidentin e vendit e kemi në Hagë, i kemi dy njerëz që kanë qenë kryetarë të Kuvendit që janë atje, e kemi shefin e GP-së së Vetëvendosjes, që është partia më e madhe në Kuvend dhe nuk është në situatë që nuk duhet ta ketë vëmendjen e brengën tonë”, tha Mustafa para mediave.

Tutje i pyetur për deklaratën e tij se “presidenti i takon PDK-së”, Mustafa është tërhequr pak, duke thënë se nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite.

“Nuk e di nuk mundem me u shpreh sot, duhet me qenë vendim i LDK-së, nuk është individual, nuk kemi akoma deklaratë të PDK-së që do të japin kandidatin për president të vendit. Është partia e tretë me radhë për nga numri deputetëve, është çështje e tyre por edhe e jona që duhet ta diskutojmë…Ajo që ka dalë ne media se unë kam thënë presidenti i takon PDK-së, unë se kam thënë në mënyrë eksplicite kam folë vetëm për parime, për numrin e deputetëve që kanë subjektet në kuvend”, tha më tej Mustafa.

Ndërsa, për ambicien e Ramush Haradinajt për të qenë president i vendit, Mustafa tha: “Është e drejtë e tyre të kandidojnë anëtarët e tyre, kerkush smundet me i thanë ju skeni të drejtë të kandidoni, na duhet një marrëveshje që siguron përkrahje dhe 80 vota në Kuvend”, përfundoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close