Ultimate magazine theme for WordPress.

Maska redukton deri në 1 000 herë virusin e Covid-19

ATSH-ANSA/ – Sipas një studimi të botuar në “Nature Communications” nga Colin Worby, nga Universiteti i Harvardit dhe Hsiao-Han Chang i Universitetit Kombëtar Tsing Hua të Tajvanit, përdorimi i përditshëm i maskës është një strategji efektive në çdo skenar.

“Edhe maskat jomjekësore, kur përdoren gjerësisht, mund të zvogëlojnë infeksionet dhe vdekjet. Përdorimi i maskave dhe ndarjes së hapësirës ul ngarkesën virale të SarsCov2 deri në 1 000 herë”, sipas një studimi nga spitali “Irccs Sacro Cuore Don Calabria”, botuar në

“Clinical Microbiology and Infection” dhe kryer në rreth 400 raste të Covid-19, të analizuara midis marsit dhe majit të vitit 2020.

Ndërsa maskat kirurgjikale dhe ato prej cohe duket se janë më efektive në tipologji sesa maska me valvulë frymëmarrëse në parandalimin e përhapjes së infeksionit nga Covid-19, sipas eksperimentit të përshkruar në revistën “Physics of Fluids” nga studiuesit në Universitetin e Atlantikut në Florida.

Ndërsa një studim nga Agjencia e Mjedisit e provincës së Bolzanos vlerëson maskat në lidhje me cilësinë e ajrit të thithur: shkëmbimi i ajrit është i mjaftueshëm dhe dyoksidi i karbonit është njësoj si në mjediset e mbyllura.

Nën maskë, temperatura rritet me dy gradë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close