Ultimate magazine theme for WordPress.

Një vaksinë antiCovid e disponueshme përpara fundit të nëntorit

ATSH/ – Spitaleve britanike u është rekomanduar që të bëhen gati për një vaksinë antiCovid brenda më pak se tre javësh, ndërsa Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit (NHS) po përgatitet për të ndihmuar fillimisht për njerëzit më të prekshëm, sipas thesun.co.uk.

Në një takim me menaxherë të lartë dhe drejtues, kreu i fondacionit të NHS-së ”Guy and St Thomas Trust”, Jon Findlay, besohet të ketë thënë se një vaksinë mund të vihet në dispozicion para mbarimit të muajit.

Besohet se ndihma e parë do të jetë për banorët në shtëpitë e kujdesit, njerëzit mbi moshën 80 vjeç dhe ata profesionistë të shëndetit që punojnë në vijën e parë të frontit.

”Qeveria britanike po shqyrton idenë e futjes së ligjeve për të mbivendosur procesin e miratimit europian të vaksinave, nëse një vaksinë e sigurt dhe e fuqishme prodhohet para fundit të periudhës tranzitore të Brexit më 31 dhjetor”, sipas ”Mail Online”.

Burimet thanë, gjatë takimit, se Findlay detajoi se si shtëpitë e kujdesit do të ishin të parat për të marrë vaksinat, pasi ato përbëjnë 40 përqind të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Britaninë e Madhe.

Besohet se do të jepen në dy doza, duke u siguruar që ato të jenë tre-katër javë të ndara nga njëra-tjetra.

Sidoqoftë, nuk do t’i jepet një personi që, brenda shtatë ditëve, ka bërë një vaksinë gripi.

Dy spitale në Londër, spitali ”Guy dhe St Thomas” dhe ”King’s College” do të jenë pikat kryesore të bërjes së vaksinës.

Besohet se një listë me më shumë se 500 pikash të tjera do të jenë gati deri në mes të muajit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close