Ultimate magazine theme for WordPress.

Prishtina dhe gjashtë komuna tjera largohen nga karantina

Janë larguar masat kufizuese që kishte vendosur Qeveria e Kosovës për fundjavë.

Sot ka filluar veprimtaria e ta gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se, Qeveria kishte ndaluar punën e bizneseve të përmendura më lartë për dy ditë, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Po ashtu, karantina nuk vlen më as për Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Në vendimin e së premtes, Qeveria kishte ndaluar hyrjet/daljet e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës , Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Ndryshe, trendi i rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovës është duke vazhduar, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 730 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 755.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të mos ketë mbyllje totale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close