Ultimate magazine theme for WordPress.

Amazon akuzohet për abuzim me rregullat e BE-së për konkurrencë

Komisioni Evropian e akuzoi Amazonin për abuzim me pozicionin e tij dominues në shitjet online, duke fituar avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve.

Komisioni Evropian tha se Amazaon ka përdorur të dhënat e shitësve të palëve të treta, që përdorin tregun e tij për të rritur shitjet e mallrave të veta.

Komisioni po ashtu nisi hetime për trajtimin e mundshëm preferencial të shitësve që përdorin shërbimet e Amazonit për logjistikë.

Amazon i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se asnjë firmë “nuk është kujdesur më shumë” për bizneset e vogla.

Amazon përballet me gjobë prej 19 miliardë dollarësh, nëse shpallet fajtor për shkelje të ligjit të konkurrencës.

Komisionarja për Konkurrencë e BE-së, Margrethe Vestager, tha se është jetike që platformat me “fuqi tregu” të mos “e çrregullojnë konkurrencën”.

“Të dhënat mbi aktivitetin e shitësve të palëve të treta nuk duhet të përdoren për përfitime të Amazonit kur ai vepron si konkurrent i këtyre shitësve”, tha Vestager.

Komisioni Evropian e ka hetuar Amazonin që nga korriku i vitit të kaluar, pas ankesave nga tregtarët.

Në muajin gusht, shefi i Amazonit, Jeff Bezos, është bërë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarësh.

Çmimi i aksioneve të Amazonit është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close