Ultimate magazine theme for WordPress.

Brazili ndal testimet e vaksinës kineze për koronavirus

Testimet klinike braziliane për një vaksinë kineze për koronavirus janë pezulluar pasi autoritetet kanë raportuar për një “incident të rëndë”.

Qendra rregullatore për shëndetësi në Brazil, Anvisa, ka thënë se incidenti është regjistruar më 29 tetor, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Testimet e fazës së fundit të vaksinës së kompanisë Sinovac janë duke u kryer edhe në Indonezi dhe Turqi.

Deri më tani, asnjëri shtet nuk ka raportuar pezullim të testimit.

Vaksina e kompanisë Sinovac është një prej shumë vaksinave që po testohen në fazat e tyre finale.

Mirëpo Kina veçse ka nisur të imunizojë mijëra persona.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigjje nga Sinovac.

Brazili është një prej shteteve të prekura më së keqi nga koronavirusi, meqë ka regjistruar më shumë se 5.6 milionë raste – e treta në renditje botërore pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Autoritetet braziliane kanë raportuar edhe 163,000 viktime, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Dimas Covas, udhëheqës i Insitutit mjekësor Butantan, që po kryen testimet në Brazil, u ka thënë mediave lokale se pezullimi i testimeve është bërë për shkak të një vdekjeje.

Megjithatë, ai ka insistuar se vdekja nuk ka qenë e lidhur me vaksinën, raporton agjencia e lajmeve, Reuters./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close