Jozefina Topalli,letër Jakup Krasniqit:Jam rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, i ka përcjellë një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me akuzat për krime lufte dhe dje u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se është rrëqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, duke shtuar se ndihet krenare.

Postimi i Topallit:

“I dashur Kryetar,

Zoti Krasniqi!

Unë jam shokuar nga lajmet për akuzat ndaj jush, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kam menduar gjithë kohën për atë që po ndodh me Ju!

Unë kam patur e ruaj një respekt të veçantë për ju e veprimtarinë tuaj.

Sot , më shumë se dje, në çdo fjalë, në çdo fjali shoh njeriun e fyer. por dinjitoz dhe të vërtetë!

Provë e pamerituar për ju, familjen tuaj e Kosovën kjo që po ndodh me Ju!

Sakrifica juaj është autoriteti më i lartë moral!

Në çdo situatë , përballë të gjithëve , një njeri i lirë , vetëm për të qenë i tillë, është gati për të paguar çdo çmim.

Ju po paguani përsëri një çmim për lirinë tuaj e të Kosovës!

Unë, si shumë të tjerë , jam prekur e rrënqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme! Por jam ndjerë dhe krenare!

Sot jeni më lart se kurrë! Unë besoj se ju do fitoni edhe këtë betejë të padrejtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close