Ultimate magazine theme for WordPress.

Merkel fton liderët e Ballkanit

Me përparime të vogla në fushën e bashkëpunimt ekonomik përfundoi samiti i sivjetshëm i Sofjes në Berlin. Angela Merkel lajmëroi se samiti i ardhshëm do të bëhet në Berlin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i përgëzoi kolegët e saj nga Ballkani Perëndimor për përparimet e arritura në samitin e Sofjes. Në mënyrë të veçantë për miratimin e plan-veprimit për krijimin e tregut të përbashkët rajonal.

„Ky është një gur kilometrazhi i rëndësishëm dhe një mesazh inkurajues në adresë të ekonomive tona”, tha kancelarja, “sikurse edhe futja graduale e katër lirive, që do t’u japë një shtysë më të mirë të njerëzve në rajon dhe kompanive tona.”

Përgëzime bëri Kancelarja edhe për dakordësimin për zgjerimin e korridoreve të gjelbra: “Mos të harrojmë se përveç sfidave si Covid-19, ndryshimet e klimës mbeten një çështje shumë e rëndësishme, dhe ne duhet të përballemi me këtë problem, tha Merkel dhe shtoi: “E ju po tregoni përgjegjësi.”

Kancelarja Angela Merkel mori pjesë (10.11) në mënyrë virtuale për gati tre orë në takimin krerëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor në Sofje. Presidenti francez Macron kishte dërguar një mesazh me video, pasi kishte pasur takime të tjera në Paris.

Organizatorët e takimit, kryeministri iBullgarisë Bojko Borrissov dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u përpoqën të nxirrnin elementet pozitive të bashkë-kryesisë së tyre, duke e quajtur historik faktin që një vend kandidat për BE dhe një vend anëtar i BE-së organizojnë së bashku një samit rajonal.

Por në të vërtetë rrethanat në të cilat u zhvillua samiti ishin të vështira, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se Bullgaria aktualisht po pengon hapjen konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kancelarja Angela Merkel nuk u shpreh për këtë grindje, por tha se “shpresojmë që do ta bëjmë konferencën e parë ndërqeveritare gjatë kryesisë gjermane të BE-së.

Procesi i Berlinit, do të vazhdojë me një samit vitin e ardhshëm në Berlin. Ky proces është një nga projektet personale të kancelares gjermane Angela Merkel. Burime nga qeveria në Berlin thonë, se nuk dihet sesi do të vazhdojë më tej ky projekt, pas largimit nga detyra të kancelares Angela Merkel, vitin e ardhshëm.

Kancelarja gjermane gjithësesi u tha kolegëve të saj para se të përfundonte deklaratën e saj virtuale: „Mos harroni, se ju duhet të merreni vesh vetë me njëri-tjetrin“.

Borissov dhe Zaev, me duart lart: Bye bye, Angela.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close