Ultimate magazine theme for WordPress.

Rusia kërkon që të gjithë të akuzuarit e UÇK-së të dënohen!

Rusia po vazhdon të merret me çështjet që po ndodhin në Kosovë e që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Serbinë.

Kështu ka vepruar edhe me paraqitjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka komentuar punën e Gjykatës Speciale në Hagë për krimet e UÇK-së. Kjo ministri ka kërkuar që të gjithë ata që akuzohen për krime të rënda duhet të përballen me ligjin dhe “dënimin e merituar”.

“E rëndësishme është që të gjithë ata që janë fajtorë për krime të rënda, të zbuluara nga raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, të përballen me ligjin dhe dënimin e merituar. Nuk mund të ketë imunitet këtu,” tha ministria në një deklaratë për media.

Lidhur me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca kishte treguar se kush është iniciuesi i vërtet i raportit të Dick Martytit që ishte baza e themelimit të kësaj Gjykate.

Konjufca ka treguar se mocioni për rezolutë në Këshill të Evropës ishte paraqitur në vitin 2008.

Ishte Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion. “Mendoj se raporti i Dick Martyt është iniciuar nga Rusia dhe këto fakte i kam mbledhur sa kam qenë pjesë e delegacionit të Evropës kur është miratuar raporti. Unë kam qenë pjesë e Këshillit prej vitit 2011 deri në vitin 2015 dhe pjesa që më së shumti që më ka interesuar është raporti i Dick Martyt. Kur kam hyrë në arkivat e këtij Këshilli dhe çfarë kam gjetur ka qenë shumë e habitshme dhe e neveritshme”, kishte treguar Konjufca.

Ai ka treguar se ky mocion ishte dorëzuar dy javë nga Kosachev pas publikimit të librit nga prokurorja Carla Del Ponte.

“Në arkiv e kam gjetur mocionin i cili është dorëzuar në Komitetin Juridik dy javë pas publikimit të librit të Carla Del Pontes. Mocionin e kishte dorëzuar Konstantin Kosachev. Kosachev ka qenë udhëheqësi i deputetëve të delegacionit rus. Konstantin Kosachev pasi e boton Del Ponte librin, ku thotë që në këtë periudhën maj-qershor 1999 dhe gjashtë muaj kur është çliruar Kosova, 300 persona janë zhdukur në Kosovë dhe janë dërguar në Shqipëri, pretendimi i saj, janë hequr organet dhe me to është bërë tregti, duke aluduar në pjesëtarë të UÇK-së. Dy javë rri gati Kosachev dhe e deponon një mocion i cili e ka emrin ‘Mocion për trafikimin e organeve gjatë konfliktit në Kosovë dhe të trajtimit çnjerëzor’”, ka treguar ai.

Konjufca shpjegon se raporti burimin e ka nga rusi Kosachev.

“Në vitin 2010 atë temë e rimerr Dick Marty. A nuk po është e habitshme që të jetë titulli i njëjtë i raportit të Martyt. Kjo vjen prej Konstantin Kosachevit e jo prej Martyt, pastaj Marty e ka prodhuar një raport 50 faqesh. Raporti është i mbushur me pa të vërteta, me shprehje raciste për shqiptarët si shoqëri fisnore, do me thënë aty shkruan se shqiptarët nuk janë komb, është raport i ndyrë dhe burimin e ka të Konstantin Kosachevi, drejtues i delegacionit rus në Këshillin e Evropës”, shpjegon Konjufca.

Kjo rezolutë më vonë ishte votuar në Parlamentin Evropian dhe i kishte hapur rrugën përpilimit të raportit të Dick Martyt dhe më pas edhe themelimit të Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të dala nga raporti, e që udhëhiqej nga prokurori amerikan John Clint Williamson.

Kujtojmë se edhe vet Ambasadori i Rusisë në Beograd atëkohë, Aleksandar Konuzin ka konfirmuar se raporti i Dick Marty është përgatitur me iniciativën e parlamentarëve të Rusisë.

Ai ka thënë për mediat serbe se parlamentarët rus kanë kërkuar që të caktohet personi i cili do të paraqesë raportin në Këshillin e Evropës, pas informatave të publikuara në memoaret e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close