Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ,Abbott viziton simbolin e lirisë së Kosovës memorialin e familjes Jashari në Prekaz për të dhënë një porosi

“Këtë mëngjes bëra nderimet e mia në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë”,ka shkruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott pas vizitës së tij memorialit të heronjëve në Prekaz.

Kjo vizitë duke bërë nderime tek vendi i shenjtë për çdo shqiptar ka porosinë e vet në këto kohë kur po bëhet gjyqi në Dhomat e Specializuara,e cila ngërthen në vete edhe rrezikun për kriminalizim të një lufte çlirimtare.

Kjo vizitë nderon sakrificën e pashoq të familjes Jashari dhe të luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së ,dhe jep porosinë se askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së.

Më poshtë e keni textin e shkruar nga vet ambasadori Aboot,në Facebook:

-Këtë mëngjes bëra nderimet e mia në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të qëndrojë pranë ndërhyrjes së saj si një çështje e drejtë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja. Siç tha Toni Bler në Dhomën e Komunave në 23 Mars 1999: “Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç se të veprojmë dhe dh do tëveprojmë “.

 /Nga Xh.A.Proinformacion.com/