Ultimate magazine theme for WordPress.

COVID-19, IKSHPK nxjerr statisitkat në tre nivele

Situata në vend nga COVID-19, IKSHPK ka nxjerrë statistikat që klasifikohen në tre nivele.

Numri i të infektuarve deri në 75 persona në 100 mijë banorë, brenda javës, identifikohet  me ngjyrë të gjelbër.

Në viset ku zotëron kjo gjendje masat e ndërmarra për parandalim përfshin kufizimin e lëvizjes nga ora 5 të mëngjesit deri në ora20. Gjithashtu, tansporti publik do të jetë i kufizuar, si dhe qendra tregtare deri në ora 20.00. Po kështu në këtë kuadër përfshihen edhe sektorë tjerë, si:  gastronomia, por dhe masat tjera  rekreative, etj.

Në kategorinë e dytë përfshihen rastet e infektimit nga 75 deri në 136, që identifikohen me ngjyrë të verdhë, ku, po kështu, vlejnë masat kufizuese e lëvizjes nga ora 05 e mëngjesit deri në ora18.00.

Brenda kësaj kohe lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre gastronomia deri në ora18.00, pastaj transporti  publik, institucionet publike me stafin esencial, gjithashtu qendrat tregtare, si dhe aktivitetet kulturore rekretative, etj.

Ndërkaq në kategorinë e tretë përfshihen ato vise ku shkalla e infeksionit tejkalon shifrën me 150 raste, që identifikohen me ngjyrë të kuqe, ku mund të lejohet lëvizja deri në orën 19.00, varësisht nga veçoritë e tyre, duke ndaluar çdo aktivitet tjetër pas orës 19.00.

Kryeministri Hoti bëri thirrje komunave që të ngrisin nivelin e gatishmërisë, që të  mund të mbikqyrin personat e infektuar nga COVID-19, duke  veçuar personat me sëmundje kronike dhe ata të moshës mbi 65 vjet./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close